Dani Olmo ka shënuar në të 3 ndeshjet e fazës me eliminim direkt, duke qenë tepër i rëndësishëm për Spanjën që kërkon titullin e katërt kampione Europe.

Mesfushori me tipare sulmuese edhe pse e ka si dëshirë të realizojë sërish bën shaka kur e pyesin rreth këtij synimi.

“Për mua mund të shënojë edhe portieri, Unai Simon. E rëndësishme është që të fitojmë”, tha Olmo.

Spanja ka qenë e suksesshme deri më tani me mënyrën se si luan me mbajtjen e topit, por edhe me kundërsulmet e shpejta.

Për Dani Olmo nuk duhet të ndryshojë aspak edhe ndaj Anglisë, që ka futbollin më fizik mes pjesëmarrësve në Euro 2024.

“Po tregojmë një mënyrë loje unike, mund ta quajë personale për një përfaqësuese edhe pse mund të përmirësohemi akoma më shumë. Po përgatitemi në të njëjtën mënyrë edhe për finalen. Për mua në finale janë skuadrat më të mira dhe tani duam të shkojmë deri në fund”, tha Olmo.

Dani Olmo përveç 3 golave të realizuar ka dhënë edhe 2 asiste për shokët e skuadrës në Euro 2024.

Tv Klan