Polonia dhe Holanda do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, në sfidën e parë të Grupit D.

Trajneri Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me 3-4-2-1 kurse Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3.


Formacionet

Polonia: Në portë Szczesny, në mbrojtje Kiwior, Bednarek e Salamon, në mesfushë Zalewski, Frankowski, Romanczuk, Zielinski, Urbanski, Szymanski, në sulm Buksa

Holanda: Në portë Verbruggen, në mbrojtje  Dumfries e Nathan Ake, De Vrij e Van Dijk, në mesfushë Schouten, Reijnders, Veerman, në sulm Xavi Simons, Depay e Cody Gakpo.


Ndeshja minutë pas minute

Një gol i vonë i Wout Weghorst e çon Holandën drejt një fitoreje 2-1 kundër Polonisë në takimin e parë të Grupit D në Volksparkstadion në Hamburg, Gjermani.

95’ Zalewski bën një goditje nga distanca me një përpjekje të fundit për të barazuar. Verbruggen bën një tjetër pritje të madhe duke siguruar fitoren e Holandës.

92’ Një përpjekje shpresëdhënëse nga Morde. Megjithatë, gjuajtja është e dobët dhe shkon drejt e te duart e Verbruggen, I cili ka luajtur nje ndeshje të madhe sot.

85’ Hyn në fushën e lojës Bereszynski, largohet Salamon për polakët

83” I sapofutur, Weghorst shënon në prekjen e parë. Një asistim nga i palodhuri Nathan Ake, ashtu si dhe në golin e parë të Gakpo. Ake jep një top të ulët brenda zonës dhe Weghorst gjen rrugën e rrjetës.

 78’ Piotrowski në fushën e lojës për polakët, largohet kapiteni Zielinski

73’ Zalewski bllokon një prej holandezëve. Topi përfundon jashtë dhe goditje këndi. Ekzekutohet nga Depay dhe mbrojtësi De Vrij godet me kokë por topi përfundon mbi traun e portën polake. Ake që ishte pas De Vrij kishte një pozicion më të mirë.

65’ Holanda është në një moment të mirë, por përsëri, realimi është zhgënjyes. Dumfries hyn në zonën e Polonisë nga e djathta. Ai përpiqet të gjejë Depay në qendër, por topi i tij është shumë i shpejtë që Depay të reagojë dhe topi del jashtë.

62’ Koeman, kryen zëvendësimet e para hyjnë Malen, Wijnaldiu që zëvendësojnë Simons dhe Veerman

59′ Goditja e Zielinskit ishte e dobët dhe u largua me lehtësi, por sulmi i Polonisë po vazhdon. Kiwior bën një goditje në portë, detyron Verbruggen të realizojë një pritje të vështirë.

Holandezët nuk arrijnë të pastrojnë linjat e tyre dhe Zielinski kontrollon tipoi. Këtë herë gjuajtja e kapitenit polak është drejt protieri Verbruggen, i cili sërish realizon një pritje.

56’ Goditje dënimi për polakët e ekzkutuar nga kapiteni Zielinski. Një goditje e lehtë dhe topi largohet nga Dumfries

54’ Swiderski dhe Slisz në fushën e lojës për polakët në vend të Romanczuk dhe Urbanski 

51′ Reijnders dërgon një top brenda zonës polake, duke synuar të gjejë Dumfries, por ai përplaset me Zalewski-n.

49′ Depay tenton nga distanca, por topi përfundojn jashtë. Këto minuta të para janë përsëri holandezët që marrin iniciativën.

47’ Depay dërgon topin në shtyllën e majtë të polakëve. Dumfries me kokë përpiqet të kthejë topin për Gakpo, për t’I mundësuar një goditje. Por Szczesny bën mirë, e largon topin përpara se të arrijë në Gakpo.

46′ Polonia ka kryer një zëvendësim. Ka hyrë në fushë Moder dhe është larguar Szymanski

Nis pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë, rezultati i barabartë duket se është më i drejti për të dy ekipet. Holanda ishte më kërkuese, gjatë gjtihë pjesës së parë. Por Polonia priste me durim dhe synonte kundërsulme pasi ishte organizuar mjaft mirë në mbrojtje. Goline e parë e shënoi Buksa për polakët dhe më pas barazoi Gakpo.

46′ Nathan Ake sërish nga e majta pason për Depay, i cili ishte i harruar nga mbrojta polake, por sulmuesi i tulipanëve e dërgon topin mbi traun e portës polake.

42′ Nathan Ake jep një pasim të saktë nga e majta e sulmit të Holandës por Gakpo por goditja është e gabuar dhe topi përfundoi mbi traun e portës së Szczesny-s

37′ Pas nisjes së ndeshjes në mënyrë paska të “përgjumur”, polakët nisin të marrin iniciativën, veçanërisht pas golit ë barazimit të Gakpo-s

32′ Pas një aksioni të gjatë në zonën e tulipanëve, Kiwior godet bukur me të majtën por pozicional portieri Verbruggen, pret topin i cili më pas largohet nga De Vrij.

29′ Cody Gakpo barazon rezultatin. Pas disa tentative, sulmuesi më aktiv i tulipanëve në këto 30 minuta dërgon topin në rrjetë.

23′ Reijnders nga e majta i merr kohën polakëve por tregohet altruist duke tentuar të asistojë për Depay por ndërhyn kapiteni Zielinski dhe tulipanët fitojnë një tjetër goditje nga këndi, e treta për tulipanët.

20′ Kapiteni Van Dijk godet me të djathën pas ekzekutimit të goditjes nga këndi nga ana e Veerman. Gjuajtje qendrore e cila pritet nga Szczesny.

19′ Dumfries kroson nga e majta por krosi i tij ndalet nga mborjtësit polak, Goditja këndi për tulipanët.

16′ GOOOL! Goditja e parë nga këndi për polakët dhe Buksa shënon golin e parë të ndeshjes. Adam Buksa, sulmues i Antalyspor në Turqi shënon golin e tij të 7-të me përfaësuesen polake.

13′ Urbanski futet nga e majta e sulmit polak dhe pason në qendër për sulmuesin Buksa por arbitri anësor  sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rasti më i rrezikshëm i krijuar nga polakët në këtë fillim loje.

9′ Mesfushori Reijnders rrezikon portën e Szczesny, por topi i goditur prej tij shkon jashtë. Holanda shumë aktive ne 10 minutat e para.

8′ Cody Gakpo fiton një goditje këndi nga duke sulmuar nga e majta e sulmit holandez.

4′ Holandezët ushtrojnë presion duke i mbajtur polakët në gjysmëfushën e tyre.

2′ Sulmuesi Gakpo godet në shtyllën e djathtë të portierit polak, i cili e pret duke e dërguar në goditje këndi. Gakpo futet nga e majta dhe godet me një goditje të ulët drejt shtyllës së afërt, e pritur nga Szczesny.

0′ Nis sfida.