Garës së Europianit i erdhi fundi për kombëtaren kuq e zi, por edhe djemtë janë larguar me një eksperiencë të re në mendjet e zemrat e tyre. Një rrugëtim që u ka shërbyer jo vetëm profesionalisht, por edhe për të përforcuar miqësitë e të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Armando Broja e ka demonstruar këtë përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Ai ka shprehur vlerësimin e tij për dy prej futbollistëve, Mario Mitajn dhe Ernest Muçin.

Për Mitajn, shkruan:

Vëllai im, mbaje kokën lart. Ishte një kënaqësi absolute të ndaja këtë përvojë me ty brenda dhe jashtë fushës. Çfarë performance në të gjitha lojërat, është thjesht fillimi për ty o yll i ri! Mezi pres për më shumë kujtime për të dy ne me kombëtaren. Krenar për ty vëlla, e meriton!

Sa për Muçin, Broja kujton kohën kur të dy e kanë filluar në U-19 dhe sërish bashkë kanë prekur kampionatin europian.

Të njoh prej kohësh vëlla që kur ishim në U-19 bashkë dhe është shumë e veçantë të jem në kombëtare me ty, ke qenë gjithnjë një lojtar fantastik, të premtoj që koha jote do të vijë, 100%, thjesht vazhdo të punosh siç bën gjithnjë dhe ne do të lidhemi siç bëmë për U-19, shumë shpejt! Shumë dashuri për ty!/tvklan.al