Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kombëtarja kuqezi bëri krenar gjithë shqiptarët, duke luajtur si e barabartë me një skuadër shumë të fortë në letër dhe me më shumë eksperiencë në nivele të larta.

“Ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm”, shkroi Rama.

Më tej ai thotë se pavarësisht barazimit, lojtarët duhet ta mbajnë kokën lartë dhe me shpirt skuadre të vazhdojnë përpjekjet deri në fund për të bërë më të mirën.

Tv Klan