Kamera e Tv Klan ishte brenda kampit stërvitor të Kombëtares Shqiptare në Dortmund për t’u stërvitur për ndeshjen me Spanjën.

Gazetarët e Tv Klan Alban Xhihani dhe Glend Tafaj ndoqën nga afër stërvitjen e kuqezinjve.

Sipas rregullores, kamera lejohet të filmojë vetëm 15 minuta stërvitjen e Kombëtares.

Në fushën kanë dalë të gjithë lojtarët, përfshirë edhe ata të stolit. Asnjë futbollist nuk ka dëmtime dhe janë në formë optimale.

Lojtarët janë ndarë në grupe-grupe në këtë seancë stërvitore.

Kujtojmë se 2 ndeshjet e para, Shqipëria humbi 2 me 1 me Italinë dhe barazoi 2 me 2 me Kroacinë.

Ndeshja me Spanjën do të luhet të hënën më 24 Qershor, dhe si çdo ndeshje e Kampionatit Europian, transmetohet në Tv Klan.