Kampionati europian i Italisë nisi me një fitore, por rezultati 2-1 i la dyshime trajnerit Luciano Spalletti. Tekniku i ‘të kaltërve’ tha në konferencë për shtyp pas takimit se skuadrës i mungoi pak “ligësi” në finalizim.

“U panë shumë gjëra të mira, por që duhet të sjellin diçka, ndryshe nuk bëjnë punë. Nuk goditëm siç kishim mundësi. U treguam pak komodë në të bërit e gjërave në vend që të ishim një kombëtare e ligë dhe e pagabueshme.”

Tekniku e pranon se nisja ishte shokuese, por ekipi reagoi menjëherë.

“Djemtë patën një mënyrë të të përballuri situatën që më pëlqeu shumë, sepse jemi një ekip që ndan gjërat e mira dhe më pak të mira në pjesë të barabarta. Barela bëri një ndeshje të madhe duke luajtur si në krahë ashtu edhe në qendër të mesfushës, duke luajtur më i tërhequr si organizator bashkë me Zhorginjon për ta bërë më të vështirë presionin ndaj kundërshtarëve. Por disa herë na pëlqeu shumë vetja, pasi konkretizuam pak rastet që krijuam.”

Trajneri Spaletti është i kënaqur me paraqitjen e Italisë, por kërkon kujdes nga futbollistët e tij, pasi ata shpesh janë të prirur që të gabojnë.

Klan News