Dështimi i dytë në tre vite në Kampionatin Europian mund të ketë sjellë fundin e ciklit të Gareth Southgate te Anglia. Tekniku u shfaq mjaft i zhgënjyer pas humbjes 2-1 kundër Spanjës, duke pranuar se në vijim do ketë takim me zyrtarë të Federatës për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Jam shumë krenar për grupin e lojtarëve. Ata nuk mund t’i jepnin më shumë kombëtares, pra në fund të fundit humbëm duke mësuar. Duhet të reflektojmë. Do diskutoj me Federatën për të vendosur gjëra të rëndësishme”.

Southgate uroi Spanjën dhe tha se ata ishin ekipi më i mirë i turneut. Loja e treguar në Euro2024 ka lënë sigurisht shije të mirë tek teknikut Luis de La Fuente.

“Ne e kemi fituar Europianin, askush nuk na ka dhuruar asgjë. E dija që lojtarët e mi do zbatonin në fushë taktikat, sepse i njoh shumë mirë. U përpoqëm të ishim të paparashikueshëm në fushë. Treguam potencialin tonë, me posedim topi dhe kontroll loje, duke qenë këto virtytet tona kryesore në këtë turne.”

Nga suksesi në Euro2024, Spanja përfitoi një bonus prej 28.5 milionë Eurosh.

Klan News