Një grup miqsh italianë nga qyteti i Leçes, kanë ardhur të kalojnë disa ditë pushimi në Shqipëri por njëkohësisht po shijojnë dhe atmosferën e ndeshjeve të Europianit në fan zonat e ngritura në Tiranë.  Ata tregojnë për Klan News se ishin të vetmit italianë që bën tifo për Shqipërinë kur luante me Italinë. Dhe ja kush është arsyeja.

“Një ndeshje shumë e bukur skuadra shqiptare luajti shumë mirë. Shumë keq që Shqipëria nuk barazoi. Sepse ne ishim të vetmit italianë që bënim tifo për Shqipërinë. Në jemi nga Lecce dhe aty luan Ramadani, të cilin e pëlqejmë shumë. Është një lojtar i madh Ramadani.”

 Italianët shprehën se do vijojnë të bëjnë tifo për Shqipërinë dhe madje kanë pritshmëri të larta.

“Ne do të vijojmë të bëjmë tifo edhe në ndeshjet e tjera më Shqipërinë. Jam i bindur që do të kualifikohet.”

“Kemi tre ditë që kemi ardhur, do ikim të hënën. Shumë bukur edhe këto pikat për të parë ndeshjet. Një qytet i bukur, në zhvillim e sipër.”

Ndjeshjen e parë në këtë Europian, Shqipëria e luajti me Italinë, pavarësisht një goli në sekondën e 23-të të Bajramit, ndeshja u fitua nga Italia 2 me 1.

Klan News