Pesë goditje të sakta nga penalltia ndihmuan Anglinë për të qenë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian. “Tre Luanët” thyen Zvicrën, me sekretin e tyre që mund të jetë një guru.

Mediat kanë zbuluar se ai është punësuar për të ndihmuar lojtarët të ruajnë qetësinë e tyre gjatë ekzekutimit të 11 metërshave.

Historia e kombëtares ka qenë e mbushur me dhimbje nga penalltia, teksa Gareth Southgate ka punuar shumë për të përmirësuar psikikën e lojtarëve të tij përpara gjuajtjeve.

Fillimisht u hartua një ekip analistësh, të udhëhequr nga një psikolog sportiv dhe tani është punësuar edhe një ekspert i frymëmarrjes.

Me qëllimin përfundimtar të punës për të ndihmuar lojtarët të marrin kontrollin e situatave me presion të lartë rreth penalltive dhe të shmangin frikën prej tyre, skuadrës i është ngarkuar detyra të marrë frymë thellë për të rifituar qetësinë dhe kontrollin përpara se të gjuajë.

Metodë që deri më tani ka dhënë frytet e duhura, pasi edhe para sfidës me Zvicrën në seancat stërvitore u praktikua edhe joga.

Klan News