Dhimbjet e Leroy Sane gjatë kësaj vere duket se nuk kanë fund. Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Europiani në raundin çerekfinale, sulmuesi gjerman do i kalojë ditët e ardhshme në infermieri.

Ylli i Bayern Munich i është nënshtruar një operacioni për shkak të një dëmtimi në ije dhe pritet të mungojë për 3 javë. Sane u pa duke çaluar përgjatë sfidës kundër Spanjës, duke mos i shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai do të kalojë rreth 20 ditë në infermieri për të qenë gati më pas. 28-vjeçari pritet të rikthehet në stërvitje me Bayern në fund të Korrikut.

Bundesliga gjermane nis më 23 Gusht dhe për Sane do të kishte kohë 3 javë për të qenë në ritmin e duhur. Prezenca e tij në testet miqësore mbetet ende në dyshim, gjithsesi, lajmi i mirë për bavarezët është fakti që sulmuesi do të jetë i gatshëm në sezonin e rregullt.

Klan News