Kodi zgjedhor duhet të miratohet sa më parë dhe në mënyrë transparente. Kështu ka deklaruar kreu i republikanëve Fatmir Mediu në asamblenë rajonale të partisë në Vlorë.

Mediu ka nënvizuar faktin se partitë e koalicionit qeverisës, duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale për të sanksionuar përgjegjësit dhe për ndërtimin e një koalicioni ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti.

Fatmir Mediu: “Ne kërkojmë kodi zgjedhor të miratohet sa më shpejt, se pa një kod zgjedhor nuk mund të ketë një funksionim normal, organizativ dhe elektoral të partive politike. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që e djathta të jetë e unifikuar. Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të kemi një të djathtë ndryshe me një profil evropian.”

Duke folur për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, kreu i republikanëve ka përmendur momentet e rëndësishme historike që po kalon vendi ynë, me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe me çuarjen përpara të reformave për përafrimin me BE-në./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami