Fatmir Konja: “Pas pretendimeve të Partisë Socialiste në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftim elektronike, Ministria e Brendshme deklaron për opinionin publik se gjithçka po ecën sipas plan-kalendarit dhe parashikimeve për këtë proces. Dëshirojmë të sqarojmë ndërkohë opinionin publik edhe në lidhje me pretendimin e PS për numrin e shtetasve që figurojnë të dubluar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Numri i shtetasve që figurojnë të dubluar në regjistër është 50.392 dhe jo 100.000 siç u deklarua në selinë e PS-së. Nga ana tjetër theksojmë edhe njëherë se është pikërisht formati elektronik i regjistrit kombëtarë të gjendjes civile që siguron një numër të veçantë identifikimi për çdo shtetas të republikës së Shqipërisë. Nga numri personal që i jepet çdo shtetasi përcaktohet ekzaktësisht se sa dublime ka në regjistër dhe ku ndodhen ato. Puna për pastrimin e këtyre dublimeve vazhdon pa ndërprerje dhe do të përfundojë brenda 3 javësh”./tvklan.al