Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano 1 ditë pas zgjedhjeve të 12 tetorit deklaroi fitoren e mazhorancës socialiste.

Fatos Nano: Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson se zgjedhjet vendore rikonfirmuan bindshëm mazhorancën politike që qeveris vendin dhe mbështetjen e qartë nga publiku i gjerë për reformat e integrimit evropian dhe për rezultatet e arritura. Qëndrueshmëria e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe rritja sinjifikative e zgjedhësve që mbështesin Partinë Socialiste të Shqipërisë edhe pas 6 vjetësh në pushtet, është prova më e mirë për këtë.

Në lidhje me problemin e listave të zgjedhësve ku si pasojë shumë qytetarë nuk mundën të votonin kryeministri Nano u shpreh:

Fatos Nano: Besoj se të gjitha angazhimet që unë përmenda, personale të qeverisë dhe të mazhorancës që drejtojë do të shkojnë në dobi të zgjidhjes njëherë e mirë të problemeve që u kanë lindur, u rishfaqën edhe këtë herë të zgjedhësve të ndryshëm, veçanërisht në qytet e mëdha për informacionin zgjedhor që u lejon të ushtrojnë të drejtën e votës së lirë.

Partia Socialsite e Shqipërisë u shpreh kryeministri Nano, në këtë fazë përmbyllëse të procesit të zgjedhjeve administrative të tetorit 2003, konfirmon vlerësimin politik se këto zgjedhje shënuan progres të dukshëm në zbatimin e standardeve demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i mazhorncës socialise deklaroi se njeh dhe pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve duke e ftuar edhe opozitën të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Fatos Nano: Partia Socialiste e Shqipërisë njeh dhe vlerëson fitoren e opozitës në disa komuna dhe bashki të vendit dhe fton lidreshipin e opozitës të bëjë të njëjtën gjë me rezultatet e zgjedhjeve dhe autoritetet vendore fituese të Partisë Socialiste në Shqipëri apo të subjekteve të tjera.

I pyetur nga Tv Klan për fitoren e Partisë Demokratike në jug të Shqipërisë megjithëse kreu i Fatos Nano gjatë propagandës elektorale kundër Berishës në këto zona u kishte kujtuar qytetarëve vitin ’97, kryeministri Nano u përgjigj.

Fatos Nano: Unë nuk kam ndonjë autoritet të veçantë për të kualifikuar kapërcimet e liderit të opozitës,  përpara ose mbrapa, unë nuk jam këtu për të ndërtuar ndonjë hartë që diskriminon apo përjashton nga prirjet e përgjithshme të zhvillimit pozitiv të vendit drejt integrimit në komuna apo në bashki në pjesë të ndryshme të vendit drejt integrimit në komuna apo bashki, aq më pak  që të bëjë ndonjë dallim mes jugut dhe veriut.

Kreu i mazhorancës që qeveris vendin garantoi gjithë të zgjedhurit e rinj vendor pavarësisht nga forca politike që përfaqësojnë se do të bashkëpunojë me ta pa asnjë rezervë për thellimin e reformave, zbatimin e programeve të zhvillimit dhe përmirësimi e shërbimeve publike për qytetarët në të gjithë vendin./tvklan.al