Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatos Nano është rikthyer sot në Vlorë për të festuar me socialistët vlonjat dy vjetorin e fitores në zgjedhjet e 29 Qershorit. Disa kilomtra në hyrje të Vlorës, Nano është pritur me entuziazëm nga një grup simpatizantësh vlonjatë. Më pas ka vijuar takimi me qytetarët e Vlorës në të cilën ish-kryetari socialist Fatos Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Majko dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fatos Nano:- “A nuk pata të drejtë kur u deklarova kundër një klani uzurpator në Partinë Socialiste, i cili ende sot 9 muaj pas largimit tim nuk ka gjetur ndjeshmëri të thotë asnjë fjalë zemre për njeriun që udhëhoqi PS për 8 vjet, ndërkohë që është puthur disa herë natën dhe ditën me Berishën. Kur mungon morali njerëzor, morali politik nëpërkëmbet. Politika nuk duhet lejuar të kuptohet si mosmirnjohje, si pusi apo si shfrytëzim i tjetër kujt”.

Në fjalën e tij Nano ju është rikthyer edhe premtimit elektoral të dy vjetëve më parë. Për rikthimin e parave nga firmat piramidale. Me mua u ka thënë Nano vlonjatëve do të fitoni më tepër para.

Fatos Nano:- “Qeveria aktuale, e ka fashitur kërkesën dhe angazhimin tonë elektoral për gjetjen dhe kthimin sa më të shpejtë të parave dhe të pasurive tuaja të mbetura në vrimat e priramidave. Duke e kthyer këtë në një zvarritje prej breshke, nga letargjia e së cilës nuk arrin ta nxjerr dot as drejtori i FMN-së nga ëndrrat e tij. Kur kam folur këtu para dy vjetëve për kompensimin e parave të humbura kisha parasysh potencialet dhe aftësite tuaja për punë dhe sipërmarrje. Kisha parasysh portin e Vlorës për të hapur portat e europës pë vlerat tuaja dhe jo për skafet. Vlora që para dy vjetësh njihej si qyteti hero sot përgojohet nga gjithfarë politikanësh si qyteti i skafeve. Jam këtu të theksoj se tërheqjet e mia nga shteti dhe drejtimi i PS, kurrësesi nuk janë një kapitullim, porn je refleksion dhe nxitje për të gjithë. Duhet të gjejmë rrugët që si PS dhe shteti që ajo drejton të hyjnë në rrugën e progresit. Kam ardhur sot këtu midis njerëzish që ashtu si unë ndihen të shfrytëzuar. Të nderuar pjesmarrës nuk dua të flas gjatë sepse edhe këtu edhe në takime të tjera do të diskutojmë për probleme konkrete. Me lejoni të theksoj paqartësitë me të cilat spekullojnë disa indivitë për ta paraqitur reflektimin tonë të përbashkët si tentative të Fatos Nanos dhe të pasuesve të tij për të rizënë karriket që lëshuan vetë. Pra rrezikojmë që këto spekullime dhe paqartësi të rikthejnë Berishën në pushtet. Nuk besoj se duhet talejojmë këtë gjë. Jam i bindur se Vlora dhe gjithë Shqipëria do të vazhdojnë të votojnë pro nesh dhe kundër Berishës”.

Nano ka kërkuar mbajtjen e kongresit të tretë të PS brenda muajt Gusht. Shumica që do të dal nga ky kongres theksoi Nano do të bëjë ndryshime rrënjësore jo vetëm në statutin dhe forumet drejtuese të PS por edhe në krye të koalicionit qeveritar. Një takim të veçantë ish-kryetari socialist Fatos Nano ka zhvilluar edhe me socialistët e Vlorës.

Gazetari:- Zoti Nano me ç’monedhë do i përgjigjeni atyre që s’morën pjesë në këët festë, aleatët tuaj të dikurshëm?

Fatos Nano:- “Është një simptom sëmundjeje që nuk do duroja dhe nuk do dëshiroja të kthehej në kronike. Shenjë mbyllje nëpër zyra dhe kur të zgjedhurit nga populli mbyllen nëpër zyra i takon popullit të hapi dyer me vërtik”.

Gazetari:- Çfarë do u këshilloni ature që janë në pushtet në qeveri dhe që duan të marrin pushtetin Brenda Partisë Socialiste?

Fatos Nano:- “Nuk mund ta bëjnë apo ta ribëjnë këtë pa Vlorën”.

Gazetari:- Kur do e kërkoni ju Kongresin? Cili do të ishte afati më i përshtatshëm?

Fatos Nano:- “Unë nuk ngutem për të bërë ceremonira apo mbledhje forumesh formale. Megjithatë s’ka asnjë ditë për të humbur më. Unë kam hyrë në procesin politik të Kongresit dhe të gjithë socialistët jamë i sigurt që brenda dy muajsh do ta realizojnë atë”.

Gazetari:- Si do veproni ju kur të vini në krye të Partisë ndaj qeverisë aktuale, Majko dhe shokëve të tij?

Fatos Nano:- “Do të ketë analiza seriozee ndryshimet e nevojshmenë mënyrë që qeverisja e socialistëve të mos privatizohet nga askush. Elektorati vazhdon të më kuptoj dhe vazhdon të besoj që vetëm me mua mund të krijohen më shumë para”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame