Faza përzgjedhëse e kandidatëve që do të garojnë në reality show, Lider, përmbyllet sonte me transmetimin e serisë së fundit të audicioneve.

Qindra të rinj kanë marrë pjesë gjatë kësaj faze me shpresën se do të jenë pjesë e 16 më të mirëve.

Seria e fundit e audicioneve do të njohë me talentet nga më të ndryshmet, të cilët kanë ambicie për të konkurruar në politikën shqiptare.

Julian Hysenaj është diplomuar në Stamboll për juridik, ndërsa tashmë vijon studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare në një universitet privat. Ai mendon se përfshirja e të rinjve në politikë duhet inkurajuar.

Julian Hysenaj: “Në qoftë se vazhdon ky denigrim i figurës së politikanit atëherë kjo bën që ky kapacitet njerëzor të ftohen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre ose jashtë shtetit ose në sektorin privat”.

“Për këtë arsye ne nuk duhet të rrimë indiferent, nuk mund të qëndrojmë indiferent dhe unë kam zgjedhur të mos rri indiferente. Politikës shqiptare i duhet një brez politik i mirëarsimuar”.

“Në qoftë se do të kemi një ndarje të pushteteve, pra ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori dhe duke qenë të ndarë dhe të pavarur nga njëri-tjetri atëherë aq më i mirëfilltë dhe i organizuar do të jetë shteti.”

Reality show, Lider, ka joshur dhe 17-vjeçarë me talent të veçantë në politikë, të cilët në një të ardhme të afërt mendojnë të angazhohen plotësisht në politikëbërje.

Këto dhe surpriza të reja do të mund t’i ndiqni në serinë e fundit të audicioneve për Lider në orën 20:05 minuta në TV Klan./tvklan.al