Kështu e cilëson “Gazzetta dello Sport” përfaqësuesen kuqezi pak ditë para nisjes së Kampionatit Europian. 10 lojtarë aktivizohen në këtë kampionat, pa harruar edhe disa pjesëtarë të stafit të Sylvinho, përgatitësi atletik, Luca Laurenti, analisti i ndeshjeve, Alarico Rossi dhe mjeku Gianluca Stesina.

Te grupi i futbollistëve, lideri padyshim është Berat Gjimshiti, protagonist me Atalanta që fitoi Europa League, ku shqiptari ngriti trofeun duke mbajtur shiritin e kapitenit të krah. Në artikull përmendet Armando Broja, i cili nuk pati një sezon të lehtë pas dëmtimit që e mbajti gjatë larg fushës, por që falë Europianit kërkon të bindë drejtuesit e Chelsea se vlen.

“Gazzetta dello Sport” në analizën e kundërshtarëve të Italisë në Euro 2024 përmend edhe faktin se për Shqipërinë është hera e dytë në finalet e Europianit, ku kësaj here u kualifikua si e para në grup.

Tv Klan