Ish-futbollisti i Kombëtares, një nga ish-sulmuesit tanë më të mire, Sokol Kushta ka folur për Klan News në prag në ndeshjes me Spanjën. Sipas tij Kombëtarja duhet të jetë me këmbë në tokë, të mos nënvlerësojë veten dhe të mbivlerësojë kundërshtarët. AI tha gjithatëu se kësaj kombëtareje i mungon lideri. Kushta theksoi se gjatë këtyre ndeshjeve Silvinjo mund të kishte bërë diçka më mirë dhe se disa prej lojtarëve tanë nuk janë në  formën që kanë shfaqur gjatë eliminatoreve.

Kushta: Më vjen mirë që kujtohet goli im ndaj Spanjës. Por kam bërë vetëm detyrën. Ne kemi të bëjme me një ekip që për mua mund të jetë Kampionia e Evropës. Nëse Spanja vjen me dy fitore vjen më e relaksuar. Nuk do të na falin asgjë. Sportistët kanë momente tolerimi, jo falje. Shqipëria nuk është shumë e fortë për spanjollët dhe ata kanë 6 pikë. Mundet, për mendimin tim, mund të jenë më tolerantë. Shpresoj që ekipi ynë të ketë bërë ato zëvendësimet e nevojshme. Lojtarët e Spanjës, që hynë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Italisë, pashë që kishin diferenca me lojtarët që nisën ndeshjen.

Silvinjo është strikt, i beson vetëm instiktit të tij. Hysaj është me mbi 80 ndeshje në Kombëtare. Hysaj është kapiten, por është aksioner kryesor në 4 golat që kemi pësuar. Hoxha më duket më i freskët për mesfushën. Manaj u tregua dinjitoz, tipik sulmues. Manaj ka fituar më shumë aksione se Broja. Në këto dy ndeshje po them. Hoxha më ka suprizuar për mirë.

Italianët qëndronin vetëm 30 pond larg lojtarëve të Spanjës. Lojtarët tanë qëndronin larg futbollistëve italainë dhe atyre kroatë. Duhet pak më shumë kujdes.  Mbrojtja është bllok, nis nga sulmi, nga sulmuesët. Nuk mund të mbrojmë vetëm me mbojtësat. Asani nuk ka treguar vlerat e eliminatoreve, as Hysaj. Na duhet më shumë freski në skuadër.

Nëse sot çorientohen kӕta lojtarë që luajnë në Europë, ca duhet të themi ne në 1990 kur ishim të çoroditur si komb. Nuk kemi lider në fushë. NuK e bën dot Gjimshiti. Duhet një si Cana. Nuk është shiriti që të bën lider. Për shembull kur ishim në avantazh ndaj Italisë, nuk u bë asnjë kundërsulm nga Broja. Pra nuk kishte strategji. Duhet të përqendrohemi më shumë. Silvinjo është trajner i mirë, punëtor. Por dëgjon pak. Ai po merr eksperiencë me këtë ekip. Ne japim një mendim. Mbase duhet të na dëgjojë. Ndoshta po them. Këshilla! Për shembull ndaj Kroacisë pati disa gabime. Le të gjykohemi, për aq kohë sa dalim në publik. Po qe se nuk duam të përballemi me kritika atëherë shkojmë në jetën e përditshme. Strakosha është një futbollist i mirë. Ka luajtur mjaft mirë, ka disa pasiguri në dalje. Por e meriton vendin e titullarit. E njoh që fëmijë se të atin e tij e kam mik. Edhe vetë ai e di se çfarë çalon. Në këtë mënyrë mund të përmirësohet ende. Ai është e ardhmja e portës sonë.

/tvklan.al