Për Fifin kënga “Diell” ka shënuar momentin më të bukur të jetës së saj.

Kjo këngë u shkrua nga Fifi teksa ishte pjesë e një reality-show dhe këngëtarja thotë se nuk e priste që të kishte impakt aq të madh sa të postohej edhe nga kryeministri Edi Rama.

Sibora: Kur ka qenë momenti me i bukur i karrierës sate?

Fifi: Kur konkurrova diku dhe fitues doli dikush tjetër dhe publiku brohoriti emrin tim. Por një moment tjetër i rëndësishëm është kur këngën time DIELL, e ka publikuar kryeministri Edi Rama në një postim. I ka dhënë shumë vlerë çdo gjëje. Jam ndjerë shumë e emocionuar./tvklan.al