Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Fifi, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të vegjël.

Por, mes të tjerash bëri edhe një apel shumë të rëndësishëm për të gjithë adoleshentët.

Alketa: Pse do ta rekomandoje psikologun tek adoleshentët, tek fëmijët e mbyllur? Duke qenë se ti ke eksperiencën tënde, ku psikologut i je drejtuar në çdo moment tëndin të vështirë?

Fifi: Kur isha në kopësht Gjermani bëna konsult me psikolog. I vetmi që të dëgjon kur ke hall është psikologu. Ia sugjeroj gjithë fëmijëve dhe prindërve t’i dërgojnë te psikologu se nuk është turp. Është terapia më e mirë që mund t’i bëni fëmijët./tvklan.al