Shpallen fituesit në universitete publike dhe private të vendit. Pjesë e garës janë bërë rreth 19.700 maturantë. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, maturantët fitues do të mund të regjistrohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse, nga data 30 Gusht deri më 13 Shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe.

Sipas tij maturantët që nuk janë shpallur fitues kanë ende shanse, pasi mbeten vende bosh, duke qenë se maturantët me rezultate të larta fitojnë në disa degë.

Pas mbylljes së raundit të parë të regjistrimeve në universitet, maturantët që nuk do të shpallen fitues kanë mundësinë që të aplikojnë në raundin e dytë për kuotat e mbetura bosh. Ndërkohë që ata që janë me mesatare nën 6.5, kanë mundësi të regjistrohen në programet profesionale 2-vjeçare.

Viti i ri akademik 2024-2025 nis më 7 Tetor.

Klan News