Në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale, mbrojtësi i Chelsea-t, Wesley Fofana ka reaguar ndaj videos së filmuar nga shoku i tij i skuadrës Enzo Fernández. Në video dëgjohen lojtarët e Argjentinës që këndojnë këngë me përmbajtje raciste drejt lojtarëve francezë. Në X, ish-lojtari i Leicester City postoi një regjistrim në ekran të videos me titull, “Futbolli në 2024: racizëm i pafrenuar”.

Disa lojtarë brenda kontigjentit francez të Chelsea janë të zemëruar me shokun e tyre të klubit për veprimet e tij ndërsa festonin fitoren e Argjentinës në Kupën e Amerikës kundër Kolumbisë, siç raportohet nga Fabrice Hawkins. Lojtarët e “Albiçeleste” u filmuan nga Fernández duke kënduar një këngë që tallte origjinën afrikane të lojtarëve brenda ekipit kombëtar francez gjatë festimeve të tyre pas finales.”

“Ata luajnë për Francën, por janë nga Angola. Nëna e tij është nigeriane, babai i tij është kamerunian. Por në pasaportë: Frëngjisht”, – ishte kënga e kënduar nga lojtarët argjentinas.

Enzo Fernandez nuk ndiqet më në Instagram nga francezët e skuadrës.

Disa nga lojtarët francezë të Chelseat e kanë  bërë “unfollow” ish-mesfushorit të River Plate në Instagram. Axel Disasi, Malo Gusto dhe Wesley Fofana i kanë bërë “unfollow” argjentinasit në platformën e rrjeteve sociale në pronësi të META-s./tvklan.al