Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përfaqësues nga parlamenti, bashkia, OJQ dhe ekspert të huaj për problemet gjinore, janë mbledhur sot të diskutojnë problematikën grua, nga viti 1990 plus dhjetë vitet e tranzicionit, ndryshimi që ka pësuar gruaja shqiptare. Kjo është nisma e fondacionit SOROS dhe programit të gruas për ta bërë të pranishme në të gjithë spektrin e jetës, për të qenë e pranishme në vendim-marrje dhe e barabartë përsa i takon problemeve gjinore.

Sipas referueseve, arritje në këto dhjetë vite është krijimi i mjaft shoqatave grash, duke përbërë një lëvizje në tërësi të gruas, por mbetet të përcaktohet drejtimi në të ardhmen. Të kalohet nga roli i gruas viktimë, duke zhdukur pabarazinë gjinore, në rolin e saj si aktore./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti