“Pushime që ofrojnë klimë të ngrohtë dhe aventura interesante, koha e përsosur për të vizituar”

Revista amerikane “Forbs” ka klasifikuar, Shqipërinë, Egjiptin dhe Marokun si tre alternativat më të mira për pushime në vitin 2024, të cilat ofrojnë klimë të ngrohtë, aventura interesante dhe vlera të mëdha kulturore.

“Forbs” e cilëson Shqipërinë si ‘hotspotin’ e ri evropian.

Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendpushim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore, me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatiku në detin Jon. Gjatë viteve të fundit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si vendin mesdhetar për të vizituar, pasi është shumë më i lirë se shumica e vendeve fqinje evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse. Më pas e përditshmja amerikane rendit disa nga agjencitë më prestigjoze që kanë shkruar për turizmin shqiptarë dhe ku kulinaria mbetet një pikë kryesorë tërheqëse.

 “CNN Traveler” sugjeroi udhëtarët të provonin ushqimin vendas si, mishin e qengjit me rozmarinë dhe levrekun me djathë. Ndërsa “The Times” rekomandoi tavën e kosit (pulë e pjekur ose mish qengji në kos) ku edhe me tre pjata dhe një shishe verë, vështirë se mund të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.

“The Telegraph” promovoi kulturën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin, Tiranë, e cila është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj.

Revista i fton udhëtarët të ecnin nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet e Vetëtimës të përmendura në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit. I cili me përzemërsi, i krahasonte banorët malësorë me malësorët skocezë që jetonin në klimën më të mirë mesdhetare.

Klan News