Tashmë është bërë zyrtare. Franca do të rikthehet si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pas 43 vjetësh.  Vendimi i bere publik nga presidenti Sarkozy vjen vetëm disa javë  para samitit te aleances do të mbahet në Strasburg, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, siç është edhe anëtarësimi me te drejta te plota i Shqipërisë dhe Kroacise.

“Hyrja e Francës në NATO do ta bëjë Evropën më të fortë. Ka ardhur koha që kjo situatë të marrë fund, është në interes të të dyja palëve”- tha presidenti francez.  Deklarata e tij ka gjetur mbështetjen e Aleancës.  

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Scheffer, tha se  vendimi për të rihyrë në aleancë, përbën një impuls i ri  për marrëdhëniet mes Francës dhe NATO-s. Franca u largua  nga komanda e integruar e NATO-s në 1966, nën presidencën e gjeneralit Sharl dë Goll./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj