Kombëtarja e Francës mundi minimalisht Belgjikën për të kaluar në çerekfinale. Skuadra e Deschamps, pavarësisht mungesës së shkëlqimit, vazhdon të fitojë raunde dhe tani do të duhet të përballet me Portugalinë. Por gjithsesi, Franca vazhdon të lërë dyshime në çdo ndeshje të saj dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol me aksion.

Në sfidën e parë u përballën me Austrinë dhe fituan falë autogolit të Ëober në portën e tij. Në të dytën kundër Holandës nuk mundën të merrinin më shumë se një barazimi pa gola. Ata e mbyllën fazën e grupeve kundër Polonisë, ku kaluan në epërsi falë ekzekutimit të penalltisë së Mbappe. Megjithatë, polakët barazuan me golin e Lewandowskit nga pika e 11-metërshit.

Në fazën me eliminim direkt, në ndeshjen ndaj Belgjikës, francezët patën më shumë raste por ishin gjerësisht të pasaktë. Nga 19 goditje gjithsej, 3 ishin brenda kuadratit të portës dhe vetëm një prej tyre përfundoi në rrjetë, edhe ajo si autogol. Ishte minuta e 85 kur një gjuajtje Kolo Muani me këmbën e djathtë u devijua fillimisht nga këmba e tij e majtë e më pas nga mbrojtësi Vertonghen.

Dy devijimet gënjyen portierin belg, i cili u hodh në drejtimin fillestar të topit në shtyllën e dytë, por sfera në fakt përfundoi në rrjetë në anën që u devijua nga Vertongher për të përfunduar në rrjetë në shtyllën e parë. Në çerekfinale me gjithsej 3 gola, nga të cilët 1 penallti dhe dy autogola. Tashmë duhet të presim mbrëmjen e 5 Majit për të parë sa fat do të kenë francezët përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldo.

Tv Klan