Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2009 do të tejkalojë parashikimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar guvernatori i  Bankës së Shqipërisë zoti Ardian Fullani gjatë një interviste të dhënë për agjencinë Reuters teksa merrte pjesë në konferencën e bankave qendrore të Evropës. 

“Nuk mendoj se FMN po nënvlerëson rritjen potenciale, tha Guvernatori Fullani, megjithatë rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë me e madhe dhe mund te luhatet ne nivelin 4 deri 4-5%.”

Kreu i Bankës së Shqipërisë tha se një pasqyrë më e qarte mbi situatën pritet të dalë gjatë 3 apo 6 muajve ne vijim, periudhë e cila do të jetë vendimtare, gjithsesi rritja ekonomike do te jete përtej nivelit 4 %, theksoi zoti Fullani. Deklarata e guvernatorit të Bankës Qendrore, mbërrijnë disa ditë pasi përfaqësues të fondit monetar për vendin tonë, folën rreth një rritje ekonomike qe do të luhatej në nivelin 3,5 deri 4 %.

Gjithsesi edhe me këtë parashikim me te moderuar, po sipas FMN-së Shqipëria pritet te jete vendi qe do te regjistrojë rritjen me te madhe ekonomike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë gjatë vitit të ardhshëm./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro