Aksidentet mes automjeteve dhe trenave për fat të mirë nuk janë të zakonshëm në vendin tonë, kjo edhe për shkak të trenave të paktë tashmë në qarkullim.

Megjithatë, ndonëse të rrallë ato ndodhin. Ky është edhe rasti i kësaj të enjteje që çoi në spital shoferin e një makine.

Ishte ora 8:10 e mëngjesit kur ky furgon “Benz” në rrethana ende për t’u sqaruar nga autoritetet policore, u përplas me një tren. Ngjarja ndodhi në Shkozet në qytetin e Durrësit. Shoferi i makinës, një 51-vjeçar, mori dëmtime dhe ndodhet në spital, fatmirësisht pa probleme për jetën.

Për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po punon një grup hetimor./tvklan.al