Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave për veshjen e saj, me të cilën u shfaq në ceremoninë martesore të miliarderit indian Anant Ambani, gjatë fundjavës.

43-vjeçarja ndau një seri fotosh të fustanit që ajo kishte veshur por mori një lum komentesh kritike  për faktin se ngjyra e kuqe tradicionalisht është vetëm për nuset indiane.

Themeluesja e markës SKIMS kishte veshje të ndryshme gjatë  ceremonisëë së dasmës prej 325 milionë Dollarësh të trashëgimtarit miliarder, djalit të njeriut më të pasur në Azi dhe vajzës së një manjati biznesi.

Jo vetëm Kardashian por edhe gra të tjera u shfaqën me veshje të kuqe në atë ceremoni.

Me një buxhet tejet të kripur dhe një sërë të ftuarish të njohur, dasma e Amani është padyshim më e madhja në botë.

Mes të ftuarve ishin ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Tony Blair, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe Prianka Çopra, Nick Jonas, John Cena dhe dhjetëra yje të Bollivudit.

Tv Klan