Dasma e Anant Ambani dhe Radhika Merchat do të jetë me siguri dasma e këtij vit, festa madhështore do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë.

Të famshëm të politikës, yje të muzikës dhe të kinematografisë nga e gjithë bota sot ndodhen në Mumbai për të qenë pjesë e dasmës së djalit të vogël të njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani.

Festimet për dasmën kanë nisur që në Mars, teksa ditën e premte në tapetin e kuq u pa të kalonin këngëtarja e njohur Rihanna, Kim Kardashian, presidenti i FIFA-s, legjenda e WWE, John Cena dhe shumë të tjerë.

Ndërkaq çifti ka performuar përgjatë çdo eventi të organizuar për dasmën e tyre.