Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Përfunduan takimet e javës së dytë në kampionatin e 62-të kombëtar të futbollit, ku ndeshja më e spikatur ishte ajo që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku u përplasën me njëra-tjetrën dy skuadrat, që janë të vetmet që drejtohen nga trajner të huaj. Tirana, e cila drejtohet nga Rezi Temezhvari dhe Vllaznia, që drejtohet nga boshnjaku Osmanegiç.

Kampionët në fuqi me dy supergola të shënuar nga Fortuzi, me goditje dënimi dhe Adrian Mema, pasi kishte marrë një pasim të mrekullueshëm nga Hajdari, kryesuan që në pjesën e parë dhe vetëm në pjesën e dytë Glori shkurtoj për shkodranët. 2-1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Në ndeshjet e tjera surpriza më e madhe u shënua në Durrës, ku Dinamo fiton 1-0 ndaj Teutës, skuadër kjo që nuk ka koleksionuar asnjë pikë në dy javë. Gjirokastra fitoi 4-1 me Apoloninë, Tomorri 2-1 me Skënderbeun, Shkumbini 1-0 me Lushnjen, Besa-Bylis 0-0 dhe Flamurtari-Beslidhja 1-1./tvklan.al