Përfaqësueja spanjolle u kthye në atdhe duke festuar rrugëve të Madridit triumfin në Kampionatin Europian. Futbollistët iberikë, të cilët ishin në një autobus të hapur përshëndetën mijëra mbështetës.

Në duar mbanin trofeun e kampionit që u fitua në finalen ndaj Anglisë më 14 Korrik në Berlin. Rrugëtimi u mbyll në sheshin Cibeles, aty ku është bërë e zakonshme të festohen sukseset në futbollin madrilen dhe atë kombëtar.

Spanja bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Euro 2024, një turne i transmetuar ekskluzivisht në Klan. Gjatë festimeve pati thirrje nga tifozët, por edhe futbollistët: Gjibraltari është spanjoll. Shteti i vogël në veri-perëndim të kontinentit afrikan është një territor britanik.

Tv Klan