François Letexier do të gjykojë finalen e Euro 2024. Arbitri francez mban stemën e FIFA-s prej 2017 ishte kryesor edhe në takimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Një vendim surprizë i UEFA-s, pasi 35-vjeçari me profesion përmbarues gjyqësor nuk ka një përvojë të madhe.

Kjo finale është maja e karrierës së François Letexier, i cili më parë ka qenë arbitër në përballjen e Superkupës së Europës mes Machester City dhe Sevilla vitin e kaluar.

Tv Klan