Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Socialdemokratët i kanë kërkuar kryeminitrit Meta dhe kryesisë socialiste rikompensim politik në postet e tjera në qeveri, pas largimit të ministers Shuli, në të kundërt shprehet nënkryetari Apostoli, Kongresi i tretë i kësaj partie, i cili mblidhet më 9 dhe 10 Qershor do të vendos largimin nga koalicioni aktual.

Përsa i përket kandidatëve për kryetar të PSD, kryesia e kësaj partie ka vendosur si afat për kandidimin dy javshin e fundit para Kongresit. Milo dhe Apostoli janë tërhequr nga gara duke e lënë vetëm kryetarin aktual Gjinushi. Nëse fraksionistët nuk paraqiten në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PSD, thekson Apostoli ata s’mund të kandidojnë për kryetar të partisë në Kongresin e tretë.

Gaqo Apostoli, nënkryetari i PSD:- “Brenda një kohë të caktuar çdokush mund të paraqesi alternativën e tij. Zoti Kule para së gjithash duhet të vij në mbledhjet e Këshillit Kombëtar, në mbledhjet e kryesisë së partisë, përderisa është anëtar i partisë dhe është anëtar i kryesisë së partisë. Pra duhet të vij të marri pjesë dhe të kandidoj. Kjo është e lirë. Por në asnjë mënyrë nga një asamble fraksionistësh që është një institucion jo statutor, pra jo legal Brenda radhëve të partisë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame