Gjatë fundjavës në Korçë u zhvillua gara e çiklizmit për kategoritë elitë dhe junior. Turneu u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në kuadër të Kupës së Shqipërisë.

Në garë morën pjesë 40 çiklistë. Garuesit përshkuan distancën prej 123 kilometrash Korçë- Kapshticë-Gorricë-Korçë.

Fitues të etapës së dytë u shpallen Mateo Balaj për kategorinë elitë dhe Ankel Limaja në kategorinë e junior. Për disa vite me radhë një pjesë e garave të çiklizmit po zhvillohen në juglindje të vendit.

Tv Klan