Pas krizës së Kosovës dhe zbatimin e Paktit të Stabilitetit ekzistojnë të gjitha mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve edhe mes dy parlamenteve në fushën e ekonomisë ashtu dhe në aspektin diplomatik. Kështu u shpreh Mejdani gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Rumun, Diagonesku. Le ta afrojmë Ballkanin me një shengen ballkanik, sugjeroi Mejdani.

Ndërsa Diagonesku theksoi se objektivi i integrimit në Europë është synimi ynë. Momentalisht na afrohet një shans , tashmë dhe Perëndimi e ka kuptuar, pasi nuk mund të krijohet një Europë e madhe pa integrimin e vende ballkanike. Për të na konsideruar si partnerë, Perëndimi kërkon dy kritere, atë politik të cilin e kemi arritur, dhe atë ekonomik ku ende mbetet shumë për të bërë, tha Kryeparlamentari rumun.

Ndërsa nënkryetari Dokle theksoi se shkëmbimi i përvojës së njëri- tjetrit është një element parësor në marrëdhëniet e dy parlamenteve dhe sidomos në fushën e legjislacionit. Më pas zoti Mejdani zhvilloi një takim me Kryetarin e opozitës rumune, të cilin e informoi për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe u njoh me zhvillimet politike të opozitës në Rumani. Po sot Presidenti Mejdani pati një drekë pune me Kryeministrin e Rumanisë si dhe një takim me një grup bashkatdhetarësh që punojnë e jetojnë në Rumani.

Është zhvilluar dhe ceremonia e dekorimit të Presidentit Mejdani me urdhërin “Ylli i Rumanisë” si dhe dekorimi i Presidentit Rumun Kostadinevsku me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Mes drejtorëve të përgjithshëm të dy policive është zhvilluar një takim për konkretizimin më të hollësishëm të marrëveshjes së nënshkruar dje mes dy institucioneve homologe./tvklan.al

Gazetar: Ardian Faja