Lajme Arkiva 2003

Gjendja energjetike në vend ka qenë në qendër të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nëse zbatohet strategjia deri në 2005 me reforma institucionale, ligjore dhe tarifore sipas ministrit të energjetikës Viktror Doda, atëherë do të plotësohen nevojat për energji elektriken të gjithë vendin brenda vitit 2007.

Viktor Doda: unë grupit parlamentar para një jave i kam dhënë një raport për të gjithë gjendjen në sektorin energjetik. Kam vënë në dukje të gjitha arritjet që janë bërë prej vitesh nga të gjitha Partitë Socialiste për sa i përket përmirësimit të situatës energjetike, për sa i përket rritjes së performancës së KESH-it gjë e cila është vënë në dukje edhe nga donatorët edhe nga misioni i fundit i bankës botërore, por gjithsesi ne asnjëherë nuk kemi thënë se i kemi zgjidhur të gjitha problemet energjetike.

Sugjerimet e grupit parlamentar dhe deputetëve ishin: përcaktimi i saktë in kuotave për disa rrethe që e paguajnë energjinë elektrike, të rritet më tej angazhimi i strukturave të KESH-it, si dhe shpejtimi i të gjithë procedurave për vendosjen e matësave.

Gjergji Koja: Të furnizohet me energji elektrike çdo zonë, çdo filial KESH-i për aq sa faturohet energjia elektrike. Çështja është që të furnizohet konform nivelit të arkëtimit çfarë do të thotë që jo vetëm populli duhet të paguajë, por edhe KESH-i të jetë në nivelin e duhur për të paguar këtë energji elektrike, por që fatkeqësisht nuk po ndodh kështu. Nuk e dimë , nuk do zoti ministër, apo nuk e pyet njeri zotin ministër nga ata të KESH-it./tvklan.al