Me një gol të Füllkrug në minutën e 92’, Gjermania shmangu humbjen ndaj Zvicrës duke ruajtur vendin e parë të grupit A.

Menjë lojë të mirë, zviceranët gjetën golin në minutën e 28’ me Ndoye. Ndeshja kishte shumë ritëm dhe përpjekje për të shënuar nga të dy skuadrat, por nëse gjermanët ishin të fortë në mbrojtje, ata nuk patën fat në sulm deri kur Nagelsmann vendosur të aktivizojë Füllkrug në minutën e 76. Lojtari nuk zhgënjeu dhe një kros të hedhur në zonë e ktheu në gol.

Ndeshja tjetër e grupit A përfundoi me fitoren e Hungarisë 1-0 ndaj Skocisë. Ishte minuta e 110 kur Csoboth realizoi duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Kjo fitore e nxori Shqipërinë jashtë ekipeve të treta më të mira që mund të kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Minutat shtesë në këtë ndeshje u akorduan pasi sulmuesi hungarez Barnabas Varga u përplas me portierin e Skocisë dhe theu disa kocka të fytyrës duke pësuar një tronditje të fortë. Mjekët i dhanë ndihmën në fushë për gjashtë minuta. Më pas ai u dërgua për ndihmë më të specializuar.

Tv Klan