Nis dështimi i parë dhe për gjyqin e 14 Shtatorit. Sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë është zhvilluar seanca e tretë ndaj 13 të akuzuarve për kryengritjen e armatosur të 13-14 Shtatorit në Tiranë. Sipas gjyqtarit Sokol Pashës sot do të dëgjoheshin dëshmitë e dëshmitarëve. Nga 487 dëshmitarët që Prokurorët e kësaj çeshtje Ylli Bedalli dhe Nasip Naço kërkuan në seancën e djeshme, sot asnjë prej tyre nuk është dukur në sallë.

Emra të njohur si Mejdani, Nano, Dan Everts, Klosi si dhe efektivat e drejtuesit të Policisë së Tiranës, si Ilia Nasi e të tjerë, janë dëshmitarë që duhet të dëshmojnë për ngjarjen. Madje dhe Kryeministri Maqedonas Cernovski është kërkuar nga i pandehuri Ekrem Spahia të dëshmojë se ish Kryeministri Nano pati braktisur apo jo vendin atë ditë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj