Në një kasë të blinduar xhami është paraqitur sot në sallën e gjyqit, në ishullin Burg të Imbrales, udhëheqësi i Partisë Punëtore Kurde, Abdulla Ocalan, i cili do të gjykohet për tradhëti dhe separatizëm nga Gjykata Turke. Ocalan ka dëshmuar se mbi të nuk është ushtruar asnjë lloj torture dhe se është i gatshëm të vihet në dispozicion të drejtësisë turke.

Nëse do të mbetem i gjallë, ka deklaruar ai, unë do t’i shërbej paqes dhe vëllazërisë mes popullit kurd dhe atij turk. Ocalan akuzohet dhe për vrasjen e rreth 15 mijë njerëzve anëtare të forcave të sigurimit dhe civile turq. Që nga viti 1994 asnjë dënim me vdekje nuk është ekzekutuar në Turqi. Në rast të dënimit me vdekje të Ocalan, Parlamenti Turk duhet të votojë për ekzekutimin e këtij vendimi./tvklan.al