25 minuta bisedime mes Papa Gjon Pali II dhe Presidentit Iranian Khatami, i cili ka shkelur Vatikanin i veshur me të zeza në nderim të vdekjes së Mbretit Hysein të Jordanisë. Tema e bisedës së tyre ka qënë për kulturën, artet por dhe për besimet e dy feve. Pasi kanë shkëmbyer dhuratat e rastit në ndarje Presidenti i Iranit i ka kërkuar Papës që të falet për të.

Vatikani ka qene sot i blinduar. Por reagime ka patur dhe nga refugjatët irakenë të cilët kanë manifestuar në shenjë proteste për ardhjen e Khatamit.

Çeshtja Ocalan ka risjellë reagime të ashpra nga ana e kurdëve. Një autobombë ka shkatërruar një qendër biznesi në periferi të Stambollit. Gjendja shëndetësore e liderit kurd Ocalan vazhdon të jetë kritike. Një prej avokatëve të tij është lejuar t’a takojë Ocalan në qeli. Prokurorët grekë kanë akuzuar 18 persona për mbajtjen dhe strehimin e Ocalan në Greqi./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori