Kryetari i partisë punëtore Kurde Oçalan u ka bërë thirrje dhe njëherë luftëtarëve të tij të ndërpresin luftën. Ai është akuzuar nga autoritet turke për vrasjen e mbi 30 mijë turqëve të pafajshëm. Oçalan momentalisht ndodhet në burgub ishull pas dënimit me vdekje që i dha Gjykata e Lartë Ushtarake.

Jushkov Kryetari i Bashkisë së Moskës i ka bërë thirrje ish kryeministrit Primakov që të drejtojë bllokun Atdheu gjithë Rusia në zgjedhjet e ardhshme parlametare të tetorit në Rusi. Pas heqjes së tij nga posti i kryeministrit në Maj të këtij viti Primakov ka refuzuar deri tani çdolloj pjesëmarrje të tij në politikë.

Iraku vazhdon të bombardohet përditë nga avionët amerikanë të diskoluar në Turqi. Siç bëjnë të ditur burimet në mes të qershorit si pasojë e një suëmi ajror, gjetën vdekjen 17 vetë. Vemendja ishte larguar prej Irakut pasi fuqitë e mëdha perëndimore u morën me zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës. Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e sanskioneve e vendosura nga OKB-ja ka patur vdekje të shumta të fëmijëve nga mungesa e oreksit.

Burime nga Kina bëjnë të ditur se asaj do ti duheshin disa muaj që të rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga uragani Olga. Në Kore dhe në Filipinën e Jugut për eliminimin e pasojave në ndihmë kanë ardhur dhe forca të shumta ushtarake. Shifrat e fundit të viktimave kanë arritur në 1000 vetë dhe disa milionë vetë kanë mbetur pa shtëpi.

Administrata amerikane i ka kërkuar senatit që ai të miratojë një ulje në furnizimet me armë në ishullin e Tajvanit. Komisioni i mbledhur për të shqyrtuar këtë çeshtje po dëgjon aktualisht argumentat e përfaqësuesve të administratës. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh./tvklan.al