Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka nisur sot seanca e parë gjyqësore ndaj 13 të akuzuarve për pjesmarrës në kryengritjen e armatosur të 14 Shtatorit 1998. Pas disa shtyrjeve të mëparshme gjyqtari i Faktit në Tiranë, Sokol Pasha është përballur me 13 të akuzuarit e këtij super procesi.

Ndër njerëzit e ulur në bankën e të akuzuarve është lideri i PLL Ekrem Spahia, Sali Shehu, Syl Luzha, gazetarët Alfons Zeneli, Ilir Zhilla, Antoneta Malaj, etj. Për të 13-tët prokurori Ylli Bedalli dhe Nasip Naço kanë hartuar një akuzë të vetme, “Pjesëmarrje në kryengritje të armatosur”.

Ngjarjet e 14 Shtatorit dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, i ka shndërruar të akuzuarit e sotëm në protagonist të ngjarjeve të ndryshme të cilët për prokurorët e çështjes janë të jashtligjshme. Më pas avikatët mbrojtës të të pandehurve, në emër të klientëve të tyre kërkuan që për disa nga ata të ndryshohej masa e sigurisë si dhe ndarja e çështjes nga grupi. 

Megjithatë për prokurorët gjithçka është në rregull pasi të gjithë akuzohen për të njëjtën akuzë, “Kryengritje e armatosur”. Më pas ka folur Ekrem Spahiaj, i cili është shprehur se procesi ndaj tij është politik dhe pas insistimit të tij gjyqtari Pasha ka zbrazur sallën, pasi familjarët e të pandehurve protestuan ndaj gjyqtarit dhe prokurorëve./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj