Republikani Sabri Godo vlerëson si të drejtë pretendimet e Partisë Demokratike mbi kandidaturën e Robert Çekut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas tij, Presidenti i Republikës duhet të konsultohet fillimisht me partinë më të madhe të opozitës dhe më pas me grupet e tjera të spektrit të djathtë.

Sabri Godo: “Opozita duhet të sqarojë qëndrimin e saj se çdo të bëjë me qeverinë Nano, a do të pranojë të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri, çdo të bëhet me ligjin e pronave, çdo të bëhet me të përndjekurit që paralajmërojnë një grevë urie në shtator. Këto janë gjëra të një rëndësie dominonjëse. Megjithatë, më duket që këtu ngatërresa buron disi nga presidenca. Që në ’97-n, në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e Sane Xhidios, ishte vendosur që ky digaster do t’i takonte opozitës. Ç’kuptohet me këtë? Do të thotë që opozita duhet të bëjë propozimin e saj, të japë dy-tri emra. Kështu është zhvillimi logjik i kësaj dhe pastaj presidenti të zgjedhë dhe të bëjë propozimin. Me opozitën kuptohet, në radhë të parë, Partia Demokratike, që është partia kryesore dhe them që normalisht presidenti duhej të kishte kërkuar propozime nga Partia Demokratike, të konsultohej dhe me aleatët e tjerë të opozitës dhe pastaj të bënte një propozim të tijin. Më duket se nuk është ndjekur kjo rrugë dhe Berisha ka të drejtë që ankohet, thotë unë s’kam ndonjë gjë kundër Robert Çekut, jam në një parti me të, është një njeri mjaft i aftë, por nuk mund të thuhet edhe se është i vetmi nga opozita që mund ta bëjë këtë, p.sh., shumë mirë, mund ta bënte edhe Edmond Spahua i Partisë Demokratike ose njerëz, figura të tjera. Këtu nuk është dhe aq çështje emri sesa punë kriteri.”

Nga ana tjetër demokratët e reformuar mbështesin kandidaturën e çekut si përfaqësuesi i opozitës që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë kjo parti do t’i ofrojë Presidentiti të Republikës emrat për postin e kreut të KLSH-së.

Nard Ndoka: “Kuptohet që zoti Çeku është republikan. Ne do t’i sugjerojmë presidentit edhe kandidaturat e Partisë Demokrate të Re, por edhe ai është një kandidaturë e pranueshme.” /tvklan.al