Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nga Hasi për në qytetin e Kukësit vetëm gjatë ditës së sotme në tre orët e para të ditës janë evakuuar 838 kosovarë me 68 mjete, prej të cilave 12 prej tyre kanë qenë të Natos. Të gjithë të evakuuarit e ditës së sotme janë kosovarë që kanë qëndruar prej dy muajsh në rrethin e Hasit.

Situata e rënduar në këtë rreth pas bombardimevë të ditëve të fund ka qenë dhe shkaku kryesor i largimit të tyre drejt Kukësit. Bashkë me ta po largohen dhe mjaftë banor të komunës së Golajt dhe të qytetit të Krumës. Qytet në të cilën në dy ditët e fundit ka patur katër të plagosur nga bombardimet serbe.

Në prefekturën e Kukësit që nga fillimi i fluksit të të ardhurve kanë hyrë përmes pikave doganore të Morinës dhe Qafë Prushit, mbi 417 mijë të ardhur. Prej të cilëve afro 348 mijë evakuuar në drejtim të rretheve të tjera./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti