Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka përgjigjur akuzave që bëri presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në adresë të forcës së sigurisë së Kosovës e cila nis sot zyrtarisht punën e saj.

Kryeministri tha se institucionet janë të përkushtuara që të ndërtojnë FSK-në si një trup shumetnike. Këto komente Thaçi i bëri pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin William Walker.

Hashim Thaçi: “Forca të sigurisë së Kosovës do të jetë një forcë multietnike, do të jetë në shërbim të vendit të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është një forcë me përkrahje të plotë ndërkombëtare që do të punojë në përputhshmëri me kushtetutën e republikës së Kosovës, pra dhe standardet e NATO-s. Unë kam besim të plotë se pasi që kemi pasur sukses në shërbimin policor të Kosovës, të ndërtojmë një shërbim multietnik profesional, do të ndërtojmë edhe forcën e sigurisë së Kosovës”.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, iu bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos inkuadrohen në FSK derisa paralajmëroi që do të insistojë tek udhëheqësit e NATO-s që ta shpërbëjnë këtë trupë./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki