Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Qassem, në fjalimin e tij të parë publik që kur Izraeli vrau kreun Hassan Nasrallah, tha se grupi është i gatshme të përballet me çdo pushtim tokësor izraelit në Liban.

“Ne jemi gati nëse izraelitët vendosin të hyjnë nga toka. Izraeli po kryen masakra në të gjitha zonat e Libanit dhe po zgjedh fshatrat një nga një derisa të mos ketë asnjë komunitet.”

Ky ishte mesazh i qarte se pavarësisht goditjes së rëndë me të cilën është përballur Hezbollahu, grupi libanez do të qëndrojë në këmbë, dhe do të vazhdojë luftën e tij kundër Izraelit. Ndërsa këshilli i tyre do të vendosë së shpejti se kush do të zëvendësojë Hassan Nasrallah.

Ndërkaq në vazhdën e sulmeve, Izraeli vrau tre anëtarë të grupit të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës në zonën Kola të Bejrutit.

Hamasi në një deklaratë bëri të ditur se edhe udhëheqësi i saj në Liban, Fateh Sherif Abu el-Amin u vra, së bashku me gruan, djalin dhe vajzën e tij, në një sulm që shënjestroi shtëpinë e tyre në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin jugor Tire.

Sulmi në zonën Kola të Bejrutit është më i madhi sa i përket vendndodhjes. Kjo është hera e parë që goditet një zonë në kryeqytet. Sulmet e mëparshme ishin në periferitë e saj jugore dhe për shumë analistë kjo tregon se Izraeli, po vepron kudo dhe nuk ka me vija të kuqe.

Klan News