Rrëfimi i sakrificave të një njeriu që nuk shikon

Nuk lindi i verbër, por një gabim njerëzor gjatë një operacioni në Moskë i hoqi krejtësisht shikimin që i ishte dëmtuar nga shpërthimi i një detonatori  gjatë vitit të mbrapshtë ‘97.

Emiljano Lule aktualisht drejtuesi i Institutit të Nxënësve që nuk Shohin tregon ne podcastin e Edi Rames historinë e dhimbshme të verbimit, por që është njëherësh një histori frymëzimi sesi mund të vazhdosh të ecësh përpara në errësirën ku je i destinuar të jetosh deri në fund të jetës.

Përveç shkollimit ku shkëlqeu si student ekselent në Fakultet Elektronik dhe Psikologji, si dhe doktoraturës në Londër dhe një sërë trajnimesh në SHBA, po shkëlqen dhe si drejtor. Ai është në përfundim e sipër të një biblioteke të madhe vokale.

Tv Klan