Ana sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ftuar Masimon, partnerin e saj italian i cili ka qenë një mbështetje mjaft e madhe gjatë jetës së saj. Pasi u diagnostikua me kancer, ajo ka pasur një jetë tepër të vështirë, por me mbështetjen e Masimos ajo e ka përballuar mjaft mirë duke i dhënë dhe forcë për të dashur jetën sa më shumë. Kur erdhi në studio, Masimo u shpreh i habitur sepse ai nuk njeh asnjë në Shqipëri që ta ftojë në emision dhe mendon se ndoshta mund të jetë dhe policia.

Ardit Gjebrea: Ju kë njihni në Shqipëri që mund t’ju ketë ftuar në studio?

Masimo: Unë në Shqipëri nuk njoh asnjë të jem i sinqertë. Shpresoj vetëm që mos jetë policia që mund të më ketë sjellë këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ke bërë në Shqipëri që të të thërrasë policia?

Masimo: Shpresoj asnjë gjë. Nuk e di kush mund të ma ketë dërguar këtë ftesë me thënë të drejtën.

Kur Masimo e shikon Anën në ekran thotë se është gruaja e tij dhe emocionohet. Ana e falënderon atë për vullnetin dhe mbështetjen që i ka dhënë prej kaq shumë kohësh dhe nuk ia ka lëshuar kurrë dorën. /tvklan.al