Ilir Meta hyri në SPAK duke sulmuar kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.

“Po shkoj të takoj Dum Dumanin.”

U mor në pyetje për rreth 3 orë për një hetim që drejtohet nga prokurori Sotir Kllapi në lidhje me lobimin në Shtetet e Bashkuara, disa pagesa për ndërhyrje estetike si dhe verifikimet pasurore. Edhe kur doli nga SPAK, sërish sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

“U pyeta 3 orë kot më kot për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. Tani do iki te sipërmarrja, kam tryezën. Se këtë do Dum Dumani, të mos merremi… Këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama. Si kryetari narko-regjimit që tenton ta mbajë me Dum Dumanin.”

Gjatë një konference për shtyp, Ilir Meta dha disa detaje nga seanca e marrjes në pyetje.

“Me hoqën orën, nuk u mërzita shumë. Më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita fare, por breket nuk m’i heqin dot.”

Për të njëjtën dosje të mërkurën, u pyet edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Por ndryshe nga bashkëshorti i saj, Kryemadhi theksoi se SPAK po bën punën e vetë, duke mohuar të jetë e përfshirë në paligjshmëri.

Klan News