Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi disa takime me simpatizantë e mbështetës të kësaj force politike në qytetin e Durrësit. Gjatë prezantimit të programit “Plani për Veprim”, Meta u ndal edhe tek liberalizimi i vizave si dhe rritja e kapaciteteve përpunuese të portit të Durrësit, si disa nga prioritetet e LSI-së.

Ilir Meta: “Angazhimi ynë është që brenda këtij viti të hiqen vizat me të gjithë vendet e rajonit tonë dhe brenda një viti të liberalizohen dhe të hiqen vizat me BE-në dhe kjo është tërësisht e mundshme. Dy prioritete të veçanta për Durrësin dyfishimi të paktën i kapaciteteve përpunuese brenda 4 viteve të ardhshme të portit të Durrësit dhe së dyti krijimi dhe ndërtimi i një porti të ri peshkimi.”

Meta foli gjithashtu edhe për programin e LSI-së për punësimin, duke e cilësuar atë si një shtyllë të fortë jo vetëm për rritjen ekonomike të qytetarëve, por edhe të vetë vendit./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi